24-11-2024

Vdes veteranja e arsimit, Drande Mita Tupeci, nga gjenerata e emëruar në Prizren prej Ernest Koliqit

Ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare veteranja e arsimit, Drande Mita Tupeci.

Ajo ishte pjesë e gjeneratës së parë të mësimdhënësve, të emëruar nga Ernest Koliqi.

E lindur me 1927 nga dy prindër të arsimuar, në familje atdhetare me traditë arsimin. Ishte mbesë e mësusuesit të shkollës së parë shqipe Dom Mikel Tarabulluzi.

Drande Mita Tupeci po ashtu ndoqi traditën familjare duke kultivuar dashurinë ndaj kombit dhe mësimdhënies. Vazhdoi punën e palodhshme si një ndër aktivistet e zellshme në betejën kundër analfabetizmit, e çertifikuar nga Ministria e Arsimit të Mbretërisë së Shqipërisë me 1943.

Zelli për punën dhe dashuria ndaj leximit e mbajtën aktive dhe të kthjellët deri në ditët e fundit të jetës së saj.

Si veterane e arsimit, nxorri nxenës shembullor, njerëz eminent të artit dhe shkencës. E dekoruar me medalje presidenciale (A.Jahjaga) për vepër jetësore kontribut ndaj kombit dhe shtetit.

Asnjë koment

Comments are closed.