24-11-2024

Vdesin pesë persona me Covid, mbi 2 mijë raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.786.709 doza të vaksinës. Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lexo edhe:

Në arsimin prizrenas kërkohet intervenim urgjent

Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 9.451 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768.

Në total numri i rasteve aktive është 30.871.

Asnjë koment

Comments are closed.