Në moshën 32 vjeçare në Zvicër, papritmas sot ndërroi jetë, Astrit Krasniqi (në foto majtas) ish-futbollist (portier) i grup-moshave të reja të Lirisë, më pas junior dhe anëtar i ekipit të parë të Getoarit, dhe së fundi pjesë e KF Arbana.
Ka qenë mjaft i talentuar, në kohën sa qe aktiv.
Ndërkohë, ai ka marrë pjesë në shumë aktivitete të futbollit të vogël. Lajmi për vdekjen tij, ka pikëlluar familjen, por dhe ish-bashkëlojtarët dhe sportistët tjerë, që e njohën atë.