Vedati – Stresit: Të kam parë se emocionohesh nga dronët si fëmijë i vogël, as vajzat e mia s’bëjnë ashtu
Ndër debatet më të nxehta të mbrëmjes gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova, ishte padyshim edhe ai në mes të Stresit dhe Vedatit.
Ky i fundit, replikoi rep artistin, pasi që Stresi ka shfaqur dëshirën e tij për tu ribashkuar me ish partneren e vet, Kejsin.
Vedati ka thënë se “nëse kjo është dëshirë e tij, atëherë më mirë të qëndronte jashtë me të sesa të vinte këtu”.
“Ti më tepër flet me publik sesa me banorë. Unë sapo kam ardhur, por nuk jam i sotit, o jarani im, vij me shumë thasë bagazh dhe publik prapa. E kam parë kur vijnë dronët të kapin disa emocione sikur fëmijë i vogël, se as vajzat e mija të vogla nuk bëjnë ashtu”, i ka thënë Vedati, Stresit.
Pa reaguar, nuk ka mbetur as Stresi, i cili ka kërkuar “ngrohtësinë” e publikut.
“Ke gjetur temën më të gabuar për të ndërhyrë. Besoj që çdo burrë në vendin tënd për hatër të publikut do duhej të më jepte përkrahje dhe ngrohtësi”, ia ka kthyer Stresi, Vedatit.