29-11-2024

Veliaj i Tiranës shpallet “Qytetar Nderi i Prizrenit”

Në seancën solemne të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u përkujtua sakrifica e popullit tonë për çlirim dhe pavarësi, e cila më pas u vulos me shtetësinë më 17 shkurt 2008.

 

Në këtë seancë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpall “Qytetar Nderi i Prizrenit”, në shenjë nderimi e respekti për kontributin në inicimin e bashkëpunimit rajonal mes qyteteve dhe për promovimin e qyteteve të Ballkanit në Evropë.

Nga kjo komunë shprehen se Veliaj është shembull se si duhet udhëhequr një kryeqendër shqiptare, se si duhet promovuar vendi ynë, si duhet të punojmë që të jemi të bashkuar dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin drejt së ardhmes së përbashkët.

“Ndërveprimi, uniteti, jetesa e përbashkët mes shqiptarëve ka qenë amanet i atyre që luftuan për mbijetesën e shqiptarëve ndër shekuj e z. Veliaj po kontribuon që ky amanet të jetësohet çdo ditë, prandaj, ku më mirë se në kryeqytetin historik të Kosovës, në vendin simbol të bashkimit të shqiptarëve duhet nderuar një figurë e tille me titullin “Qytetar Nderi i Prizrenit”, thuhet në kumtesën e Komunës së Prizrenit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.