24-11-2024

Vëllai i Donjeta Pajazitajt: Drejtësia edhe njëherë e vërtetoi se sa e fëlliqur është

Është liruar nga masa e paraburgimit, Naser Pajazitaj, i cili u akuzua dhe ishte i dënuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Vendimi është marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës Supreme.

E lidhur me këtë ka reaguar Shkëlqim Pajazitaj, i cili është vëllai i të ndjerës Donjeta Pajazitaj.

Ai tha se edhe njëherë drejtësia në Kosovë tregoi se sa e fëlliqur është.

“Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as në polici, gjykatë e as prokurori. Që 7 vjet nuk ishin në gjendje ta zbulojnë të vërtetën. Këta më shumë janë të interesuar të marrin një pagë nga shteti sesa të vë drejtësi në vendin e tyre”, tha Pajazitaj.

Vëllai i Donjeta Pajazitaj: Në vrasjen e motrës time janë të përfshirë edhe  persona të tjerë

 

Asnjë koment

Comments are closed.