Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Malishevë një të dyshuar, i cili për shkak të problemeve të mëhershme ka sulmuar vëllanë, i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.