24-11-2024

Vëllaznimi deklason Lirinë në miqësore, rezultate befasuese edhe për ekipet tjera

Disa prej skuadrave të Superligës dje zhvilluan ndeshje miqësore, duke e shfrytëzuar pauzën e kampionatit për t’i konsoliduar radhët e veta.

Rezultati më i papritur ishte ai që erdhi nga Gjakova, në përballjen mes ekipeve me traditë e rivalitet historik, Vëllaznimit dhe Lirisë, përcjellë Gazeta Olle.

Gjakovarët, që janë në Ligën e Parë, mundën prizrenasit e Superligës me rezultat 9:3, duke iu shkaktuar atyre një prej humbjeve më turpëruese në histori të klubit, ani pse takimi ishte i karakterit miqësor.

Ndërkohë, lideri i Superligës, Feronikeli, zhvilloi një ndeshje me “rivalin” lokal, Drenasin.

Djemtë e Zekirija Ramadanit fituan pastër 3:0.

Fitore realizoi edhe Llapi, që luajti takimin e parë prej rikthimit të Tahir Batatinës në krye të ekipit.

Llapjanët mundën Vitinë 2:1.

Me rezultat të thellë fitore realizoi edhe Gjilani, që ka dhënë sinjal të fuqishëm pasi drejtimin e skuadrës e mori Gentian Mezani.

“Të kuqtë” sfiduan Vllazninë e Pozheranit, që e mundën 4:0.

E një prej ndeshjeve më interesante të ditës ishte ajo në Mitrovicë, ku u ballafaquan Trepça ’89 dhe Dukagjini.

Përballja mes tyre u mbyll 2:2.

Miqësoret e skuadrave të Superligës dje:

Feronikeli – Drenasi 3:0
Llapi – Vitia 2:1
Gjilani – Vllaznia 4:0
Trepça ’89 – Dukagjini 2:2
Vëllaznimi – Liria 9:3

Asnjë koment

Comments are closed.