16-01-2025

Vëllaznimi e zyrtarizon trajnerin e ri

Pasi e zyrtarizoi pak orë më parë ndarjen me trajnerin Leutrim Krasniqi, klubi Kuqezi e “hodhi bombën” duke njoftuar për angazhimin e trajnerit të njohur shqiptar, Mirel Josa.

Ish-trajneri i Prishtinës nga sot e ka nisur punën e trajnerit të ri të Vëllaznimit, i cili po synon të rikthehet në Superligë.

Ish-trajneri i Tiranës, Skënderbeut, Vllaznisë e Prishtinës e ka një bagazh të pasur në karrierën si trajner pasi është shpallur pesë herë kampion i Shqipërisë, ndërsa e ka fituar një herë Kupën e Kosovës, krahas trofeve të tjerë në Shqipëri.

Vëllaznimi e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e dytë në Grupin A të Ligës së Parë me 27 pikë, katër më pak se liderja, Drenica.

Synim i Kuqezinjve është të rikthehen në Superligë.

Asnjë koment

Comments are closed.