Vëllezërit thonë se ish-ushtari i UÇK-së nga Prizreni që u arrestua në Merdare u maltretua në Kurshumli
Gjersa po shkonte në Itali, ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj u arrestua nga serbët në Merdare.
I njëjti, po siç kanë bërë vëllezërit e tij të ditur po akuzohet nga prokuroria serbe për krime lufte, konkretisht për tri vrasje, shkruan lajmi.net.
Të njëjtit në një intervistë për lajmi.net kanë treguar edhe për momentin e arrestimit.
“Ti si UÇK, edhe ma nuk di sen”, rrëfen vëllau t’i kenë thënë kufitarët serbë Hasanit.
Tutje, ai tha se Hasani është maltretuar në burgun e Kurshumlisë.
Më pas, vëllau thotë se ai është dërguar në Beograd. /Lajmi.net/