26-11-2024

Vendimi Komunës së Prizrenit, në kundërshtim me vendimin e OSHP-së

Përfaqësues të kompanisë “MBB Construction” po pretendojnë se vendimi i zyrës së Prokurimit të komunës së Prizrenit është në kundërshtim të plotë me vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) në lidhje me tenderin“ Renovimi dhe mirëmbajtja e objektit shëndetësor të QKMF-së”, raporton “Front Online”.

Për këtë proces Prokurimi, Autoriteti Kontraktues (AK) në fillim kishte rekomanduar për kontratë “MBB Construction”, por pas ankesës së konsorciumit “Harst Group”& “Construmax”, AK-ja për kontratë e ka rekomanduar këta të fundit, deri sa kompaninë “MBB Construction” e ka eliminuar nga gara për këtë proces prokurimi.

Në seancën të cilën e ka monitoruar “Front Online” përfaqësuesi i kompanisë “MBB Construction” Adriatik Rrustemi ka thënë se vendimi i AK-së është në kundërshtim me vendimin e Panelit Shqyrtues (PSH) numër 781/19 të datës 09.12.2019, sepse në këtë vendim është thënë se autoriteti kontraktues obligohet të vërtetojë saktë se OE i rekomanduar për kontratë “MBB Construction”SH.P.K& B-Ademaj” a i plotëson kërkesat e Dosjes së tenderit (DT)-në lidhje me 60 % të referencave dhe të qartësohet saktë se cili është udhëheqësi i grupit. Mirëpo, sipas tij, Autoriteti Kontraktues nuk ka kërkuar sqarime shtesë sipas nenit 59.2 dhe 72 të LPP-së dhe me këtë rast na ka diskriminuar neve si operator ekonomik më i lirë dhe nuk e ka respektuar vendimin e panelit shqyrtues, raporton “Front Online”.

Asnjë koment

Comments are closed.