Vendimi për tërheqjen e akreditimit të UPZ-së, në kundërshtim me rekomandimet e Ekspertëve Ndërkombëtar
Agjencia e Akreditimit të Kosovës nuk ka përfillur rekomandimet e Ekspertëve Ndërkombëtar në vendimin për tërheqjen e akreditimit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” për vitin akademik 2019/2020.Kjo është evidentuar në një draft raport të përpiluar në qërshor të këtij viti nga një grup Ekspertësh Ndërkombëtar, një kopje te të cilit ka arritur të sigurojë edhe “Gazeta Blic”.Në këtë draft raport rekomandohet që t’i ipet kohë Universitetit të Prizrenit për një përudhë një vjeçare në përmirësim të kushteve dhe parregullësive tjera të gjetura nga ekspertët e huaj.
“Ekipi i ekspertëve të jashtëm do të preferonte një përiudhë strikte një vjeçare të aprovimit në mënyrë që t’i jap institucionit kohë, t’i bëjë ndryshimet e nevojshme në kushtet, strukturat dhe proceset e saj“, thuhet në vlerësimin e përgjithshëm të këtij draft raporti.Mes tjerash ky grup ekspertësh të përbërë nga Stefan Adam dhe Adrian Mihai Vilcea, ka shprehur shqëtesimin e tyre për gjendjen në këtë universitet, duke thënë se ndodhet në një siutatë të vështirë dhe të kufizuar.Më poshtë sjellim vlerësimin e përgjithshëm të këtij grupi ekspertësh të jashtëm për Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” të përkthyer në gjuhën shqipe.
Disa universitete publike në Kosovë qartazi janë në një presion të konsiderueshëm nga realiteti shoqëror, ekonomik dhe politik. Këshilli I ri shtetëror për Akreditimin e Universiteteve e përmirëson kualitetit e sigurisë dhe po ashtu e rritë barrën mbi ta, me theks të veçantë në evidencat dhe provat e dokumentuara, standartet dhe treguesit e përformancës. Shumë dokumente të kërkuara nga Universiteti i Prizrenit nuk kanë qenë të gatshme në anglisht dhe kjo krijon një numër paragjykimesh, rreth pëlqimeve dhe mospajtimeve nga ekspertët e jashtëm.
Universiteti i Prizrenit është kapur mes konkurrencës dhe nga njëherë nga forcat kontradiktore përfshirë MEST, AKK-së dhe kërkesat e Bolonjës. Universiteti duhet të modernizojë programet e studimit por pa burime për të fuqizuar libraritë, pa qasje në shkrime moderne, pa staf me nivel etj kjo është shumë e vështirë, në këtë situatë universiteti është bllokuar nga statusi i vjetër i cili del të jetë problematik për tu amandamentuar. Bashkëpunimi me MEST është më vitali për këtë.Universieti i Prizrenit, qartazi është në një situatë të vështirë dhe të kufizuar, sidoqoftë ai duhet që më shpejtësi të përmirësojë sistemin, proceset dhe kushtet në mënyrë që të modernizohet dhe të bëhet në përputhshmëri të plotë me standandartet evropiane dhe të AKK-së.
Rekomandimi më poshtë është në përputhje të plotë me standardet e AKK-së. Ekipi i ekspertëve të jashtëm do të preferonte një përiudhë strikte një vjeçare të aprovimit në mënyrë që t’i jap institucionit kohë, t’i bëjë ndryshimet e nevojshme në kushtet, strukturat dhe proceset e saj. Sidoqoftë, kjo më nuk është në dorën e tyre. Vendimi për tërheqjen e akreditimit të Universitetit të Prizrenit, ka ngjallur reagim edhe tek Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili këtë vendim e ka quajtur të pa pranueshëm, duke paralajmëruar edhe ndërhyrje për rregullim të kësaj situate.“Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.
Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin.Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate”, kishte reaguar Haradinaj në “Facebook” pak çaste pas raportimit të mediave lidhur me këtë vendim të marrë nga Këshillit Shtetëror të Cilësisë.Lidhur me debatin mbi vendimin për mosakreditim të tri universiteteve publike dhe private nga Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një postimi ne facebook ka theksuar se mbështet fuqishëm rolin dhe pavarësinë e agjencisë së akreditimit në Kosovë.Zyra e BE-së në Kosovë thekson që vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë duhet të respektohen nga të gjithë aktorët e interesuar, në veçanti në nivel politik.
“Ajo që është në rrezik është qëllimi i arritjes së një kualiteti më të lartë të arsimit të lartë për të gjithë studentët në Kosovë. Ky vendim, me shpresë do të hapë rrugën për këto universitete për të përmirësuar cilësinë e performancës së tyre dhe shërbimet e tyre për studentët. BE-ja është angazhuar për shumë vite në një arsimim më cilësor dhe do të vazhdojë mbështetjen e saj për Kosovën në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së në Kosovë.