12-04-2025

Vendos UEFA, ja ku do zhvillohet përballja Shqipëri – Serbi

UEFA e ka zyrtarizuar vendin se ku do të luhet përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sipas njoftimit në faqen e UEFA-s, stadiumi “Air Albania” do të jetë nikoqiri i një prej sfidave më interesante të Grupit K për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor nga ora 20:45, e cila pritet të luhet nën masa të rrepta sigurie.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, kuqezinjtë kanë grumbulluar tri pikë, duke u pozicionuar në vendin e dytë me tri pikë, ndërsa Anglia gjendet në vendin e parë me gjashtë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.