06-03-2025

Vendoset në Prekaz simboli me emrat e 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë

Sot në Prekaz është vendosur një simbol me emrat e 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Ëndrrat e secilit prej tyre u ndalën në gjysmë. Drejtësia për këta fëmijë ende nuk është arritur.

Nxënës të shkollave fillore në Kosovë edhe sot po vizitojnë Prekazin, si edhe këtë simbol ku kanë lexuar emrat e moshatarëve të tyre të vrarë gjatë luftës.

Asnjë koment

Comments are closed.