17-03-2026

Vendoset përfundimisht: Paga e 13-të, ja kur pritet të dalë

Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik në Kosovë konsiderohet çështje e mbyllur, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Sipas raportimeve, ajo pritet të ekzekutohet në fund të këtij muaji ( mars 2026), përkatësisht të premten e fundit të muajit. Kjo mbështetet në Projektbuxhetin për vitin 2026, i cili është miratuar në lexim të parë dhe parashihet të hyjë në fuqi për të mundësuar këtë pagesë.

Paga pritet të shpërndahet për të gjithë përfituesit në mënyrë të njëkohshme, në përputhje me procedurat buxhetore dhe administrative në fuqi.

Mbetet të shihet nëse kjo realizohet. / Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Asnjë koment

Comments are closed.