25-11-2024

“Vepër terroriste”, PK: Policët kosovar ishin në krye të detyrës zyrtare kur u kidnapuan nga Serbia

Policia e Kosovës e ka cilësuar “vepër terroriste” kidnapimin e tre zyrtarëve policor nga Policia e Serbisë, në Leposaviq.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00, raporton Indeksonline.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se zyrtarët policor kanë qenë në pikë statike, në kryerje të detyrës zyrtare.

Raporti i plotë:

KRYERJA E VEPRËS TERRORISTE (RRËMBIM)

Tre Sav, Leposaviq 14.06.2023 – 11:56. Raportohet se Policia e Serbisë  ka hyrë thellë në territorin e Republikës së Kosovës dhe kanë kidnapuar (rrëmbyer/kindapuar) tre  zyrtarë policorë të cilët kanë qenë në pikë statike, në kryerje të detyrës zyrtare, më pas i kanë dërguar në drejtim të territorit të Serbisë. Njësitë relevante policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes e më pas edhe njësitë e KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Asnjë koment

Comments are closed.