Vërmicë/ Prizren: Dogana ndalon 610 produkte kozmetike të padeklaruara
Gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në vend, zyrtarët doganorë zbuluan 610 produkte kozmetike dhe të kujdesit personal, përfshirë produkte për lëkurën, flokët, maska për fytyrë dhe parfume të markave të njohura.
Drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, por pas kontrollit të detajuar u konstatua kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallrave.

Autoritetet kanë ndërmarrë veprimet procedurale sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa Dogana u ka bërë thirrje qytetarëve që të deklarojnë çdo mall që tejkalon kufijtë e lejuar.
