Vërmicë / Prizren: Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri për shkak të rrezikut për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importin e 1,080 litrave vaj ulliri nga kompania “Euro Made 2021” nga Lushnja, Shqipëri, pas konstaktimit të parregullsive gjatë kontrollit në pikën kufitare të Vërmicë.
Inspektorati Fitosanitar Kufitar ka vërejtur mungesë të të dhënave të nevojshme në deklaracion, transport jo-higjenik dhe rrezik kontaminimi, duke e bërë produktin të pasigurt për konsum.

AUV ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e rreptë të produkteve ushqimore për të garantuar sigurinë dhe shëndetin publik.

