Vërshime edhe në Mamushë (foto/video)
Pas reshjeve të mëdha të shiut edhe Mamusha po përballet me vërshime.
Kryetari i kësaj komune, Abdulhadi Krasnic në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se shpreson se me ndihmën e Qeverisë së Kosovës do të kompensohen dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

“Si komune do të verifikojmë dëmet e shkaktuara prej vërshimeve dhe me ndihmën e qeverisë së Kosovës shpresojmë që do të kompensohen bujqit dhe qytetarët e Mamushës…”, ka shkruar ai.
Ndryshe, reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në komunën e Suharekës./telegrafi
Video tv Besa