Vërtetohet dënimi për krime lufte për Zoran Krstic e Destan Shabanaj, Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore
Departamenti Special i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka vendosur që të refuzoj si të pabazuara ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, kurse të vërtetohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.76/19, datë 23.03.2021, ndërsa është hudhur poshtë ankesa e përfaqësuesit palës së dëmtuar.
Ndërsa, i akuzuari Destan Shabanaj është shpallur fajtor për shkak të veprës penale Krime lufte kundër popullsisë civile nga neni 142 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës dhe ndaj të njejtit është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vjet