22-11-2024

Veseli e kaloi syfyrin me qytetarët e Prizrenit

Kryeparlamentari i vendit, Kadri Veseli e ka pritur syfyrin e natës së kaluar në qytetin e Prizrenit bashkë me qytetarët.

Qëndrimin në qytetin me traditë, ku gjatë Ramazanit, lëvizjet nëpër qytet shtohen dhe nuk pushojnë deri në orët e mëngjesit, Veseli e ka vlerësuar si kënaqësi.

“Bashkë me shumë qytetarë, për syfyr në Prizren. Qëndrimi në këtë qytet të bukur është gjithmonë kënaqësi. Sa më shumë dashuri dhe solidaritet për njëri-tjetrin”, ka shkruar ain ë faqen e tij të “facebokut”

Për nder të muajit të Ramazanit, Veseli ka shtruar iftarit në Prizren, për të nderuar përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, të cilët ishin pranë tij. Pos, tyre të pranishëm kanë qenë dhe personalitete të tjera përfshirë afaristë e qytetarë.

Asnjë koment

Comments are closed.