23-11-2024

Veseli kërkon rinisjen e fluturimeve nga Aeroporti i Prishtinës

Mos lejimi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës ka nxitur reagimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, i cili një gjë të tillë e ka quajtur absurde dhe shqetësuese në kohën kur diaspora fillon të kthehet për pushime verore në Kosovë.

Ai thotë se masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore duhet të respektohen, por edhe nevoja e bashkatdhetarëve tanë që të vizitojnë vendin e tyre duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet të cenohet.

Ai ka kritikuar autoritetet për mos menaxhimin e mirë të pandemisë.

“Diaspora nuk mund të vuajnë nga paaftësia e menaxhimit të pandemisë, ata nuk janë fajtorët për këtë’, shkruan Veseli në Facebook.

Shkrimi i plotë i Veselit në Facebook:

Moslejimi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës sa është absurd, është po aq edhe shqetësues për diasporën tonë, por edhe për të gjithë ne.

Masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore duhet të respektohen, por edhe nevoja e bashkëatdhetarëve tanë që të vizitojnë vendin e tyre duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet e as nuk bën të cenohet nga asnjëri prej nesh.

U bëj thirrje autoriteteve vendimmarrëse që menjëherë të reflektojnë, t’i krijojnë kushtet që diaspora jonë të gëzojnë të drejtën e ardhjes në Kosovë përmes linjave ajrore. Ata vijnë nga vende që e menaxhojnë mirë pandeminë.

Diaspora nuk mund të vuajnë nga paaftësia e menaxhimit të pandemisë, ata nuk janë fajtorët për këtë.

Asnjë koment

Comments are closed.