Veseli: Lufta e UÇK-së është e pastër si diamanti
Kadri Veseli ka thënë se lufta e UÇK-së është e pastër si diamanti dhe ai nuk është i shqetësuar aspak që një gjë e tillë nuk mund të provohet.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës të martën për rreth tri orë është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai duke folur për “Klan Kosova”pas intervistimit ka thënë se Serbia është ajo që duhet të përgjigjet për krimet e kryera në Kosovë dhe se kjo do të ndodhë.
“Jam ftuar për intervistim, jam përgjigjur, kaq do të ishte më korrektja që të flasim. Lufta e UÇK-së nuk mund të njolloset. Lufta e UÇK-së është e pastër si diamenti. UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, çlirimtare dhe në mbrojtje të popullsisë civile. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë për drejtësi, liri dhe pavarësi. Ne ju kemi kundërvënë gjenocidit serb. Vetëm Serbia është ajo që duhet të përgjigjet për krimet. Iniciativa që e kam marrë do të vazhdojë”, ka thënë Veseli. /rtklive