Veseli nga Kurilla e Prizrenit kritikon qeverisjen e Haskukës: Prizreni është mbushur bërllog
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë një tubimi në lagjen Kurilla të Prizrenit, ka kritikuar udhëheqjen komunale, duke e cilësuar si të paaftë pasi siç ka thënë tashmë Prizreni është mbushur bërllog, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Lideri i këtij subjekti tha kështu, gjatë një takimi me qytetarë dhe kandidatët për deputetë nga Prizreni.
Veseli gjatë prezantimit të kandidatit Shaqir Totaj, tha se Kurila dhe Prizreni duhet ta votojnë Totajn pasi ai ka treguar se kush është dashur ta udhëheq Prizrenin, meqenëse tjetër është që të duash ta udhëheqësh e tjetër të kesh dije për të bërë këtë, duke aluduar kësisoj në kryetarin e tashëm të Komunës, Mytaher Haskuka, që vjen nga Vetëvendosje.
“Për ta udhëheq Prizrenit, duhet me pas vizion. Ky po mundet ta udhëheq, Prizreni tash është mbushur krejt bërllok”, tha Veseli.
Ai tha se Totaj tash është kandidat për deputet, ndërsa pas dy vitesh do të jetë kryetar i komunës.
Ndryshe Totaj për një diferencë të vogël votash, më pak se 300 sosh, humbi garën në balotazh nga kundërkandidati Haskuka./GazetaePrizrenit.net