“Veshu, ndrequ” – Gjesti zbulon datën e publikimit të këngës së re
Këngëtari i njohur Gjesti rikthehet fuqishëm me një projekt të ri muzikor që ka nisur të bëjë bujë qysh pa u publikuar i plotë.
“Veshu, ndrequ” mban titullin kënga e re, e cila vetëm me një fragment ka pushtuar rrjetet sociale, duke u kthyer në një trend të vërtetë ndër përdoruesit e TikTok-ut dhe Instagramit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, artisti ka zbuluar se kënga do të publikohet më 30 maj, të premten, duke rritur pritshmëritë tek fansat që mezi po e presin ta dëgjojnë të plotë.