10-04-2026

Vetaksident fatal në Prevallë, publikohen foto nga vendi i rrokullisjes

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në zonën e Prevallës, ku një shtetas i Amerikës ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njoftoi sot për lokacionin dhe publikoi foto nga vendngjarja, ku ndërhyrja është realizuar pas një thirrjeje të pranuar nga Qendra e Situatave për asistencë në terren malor.

‘Ekipet e kërkim-shpëtimit janë mobilizuar menjëherë dhe kanë arritur të realizojnë me sukses operacionin për tërheqjen e motoçikletës së aksidentuar dhe trupit të viktimës.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Njësinë e Zjarrfikësve në Prizren.


 

Asnjë koment

Comments are closed.