Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në malet e Pervallës së Prizrenit, ku një shtetas amerikan është vetaksidentuar me një motoçikletë katër-rrotëshe dhe ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, raporton Gazeta e Prizrenit.
“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, mashkull, shtetas amerikan, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Emergjenca e Prizrenit. Njësitet policore dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave dhe dëshmive lidhur me rastin”, tha Bytyqi./ GeP

