Një vetaksident ka ndodhur në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ku përveç dëmeve materiale, pësoi lëndime vozitësi.
Sipas Policisë, një person në gjendje të dehur, mbrëmë pak para mesnatës e godet një shtyllë elektrike, raporton Gazeta e Prizrenit.
“I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij ne gjendje të dehur e godet një shtyllë elektrike ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore pëson i dyshuari dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e PK-së.