Vetaksident: Në rrugën Prizren-Dragash lëndohet shoferi dhe fëmija 11-vjeçar
Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prizren-Dragash, ku si pasojë e kësaj dy persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar shoferi dhe një 11-vjeçar.
“Një aksident trafiku ka ndodhur sot, gjatë orës 13: 20 në rrugën Prizren-Dragash. Për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, vetura ka humbur drejtimin dhe ka dalë jashtë rrugës. Shoferi dhe një fëmijë 11-vjeçar kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në Emergjencë , lëndimet kanë qenë të lehta dhe pas trajtimit mjekësor të dy janë liruar për në shtëpi”, tha Bytyqi.