Vetëm dy lindje gjatë 28 Nëntorit në Prizren
Në spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes) në Prizren, dje kanë lindur vetëm dy foshnje shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Të porsalindurit kanë qenë te gjinisë femërore.
Ajo që është për t’u theksuar në këtë rast është numri i ultë i lindjeve, vetëm dy sosh, kur dihet se Prizreni është qendra e dytë për nga madhësia pas Prishtinës si kryeqendër.
Megjithatë, shifra të tilla të lindjeve brenda një dite janë regjistruar edhe në disa ditë tjera. Ky numër konsiderohet i ultë, pasi numri mesatar dhe më i zakonshëm i të porsalindurve, kohët e fundit në Prizren shkon nga 9-17 lindje./GazetaePrizrenit.net/