24-11-2024

Vetëm dy të porsalindur në Prizren

Numri i lindjeve në spitalin e përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, ka shënuar rënie të ndjeshme, gjatë 24 orëshit të kaluar, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në repartin  obstetrik (salla e lindjes) numri i përgjithshëm i të lindurve ka qenë vetëm dy.

Sa i përket gjinisë, një është djalë, ndërsa një vajzë.

Mbështetur në raportet e repartit përkatës, kjo shënon numrin më të ultë të lindjeve në spitalin e Prizrenit, kohët e fundit.

Ndryshe, numri  mesatar i zakonshëm i lindjeve, sillet nga tetë e më lartë. Një ditë më parë ndërkaq, numri i të porsalindurve ka qenë nëntë./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.