Në maternitetin e qendrës spitalore “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar vetëm katër raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
3 meshkuj
1 femër
Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është numri më i vogël i lindjeve, krahasuar me ditët paraprake.
Sa i përket gjinisë, ajo që bie në sy është numri më i madh i djemve apo dyfish më shumë, krahasuar me ata të gjinisë femërore.
Edhe javën e kaluar ka pasur më shumë djem se sa vajza të lindura në Prizren. Mbështetur në shënimet e maternitetit del se kanë lindur 25 djem, apo nëntë më shumë se sa vajza, numri i të cilëve është 16-të. /GazetaePrizrenit.net/