Vetëm një rast i ri me koronavirus në Prizren
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orëshin e fundit janë konfirmuar 226 raste të reja me COVID 19, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sa i përket komunës së Prizrenit, është shënuar vetëm një rast i ri me koronavirus.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Podujevë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 18 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Vushtrri 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Shtime, Shtërpce dhe Suharekë./GazetaePrizrenit.net