05-02-2025

Vetëm shtatë mësimdhënës kanë kaluar provimin për licencë, prej 54 mësimdhënësve të përfshirë në vlerësim

Nga 54 mësimdhënës që i janë nënshtruar provimit për pajisje me licencë të avancuar vetëm 7 e kanë kaluar, ka thënë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në konferencën për media të fund vitit ka folur rreth të arriturave dhe sfidave në fushën e arsimit përgjatë vitit vitit 2024.
Ajo po ashtu shtoi se në gusht të këtij vitit ka hapur mundësinë për aplikim për mësimdhënësit që duan t’i nënshtrohen provimit kualifikues për t’u pajisur me licencë të avancuar.

“Në vitin 2024 e filluam me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me ministrinë e punëve të jashtme të Hungarisë për programin e bursave, sipas kësaj marrëveshje do të përfitojnë 245 studentë të cilët kanë mundësinë të studiojnë në universitetin e Hungarisë. Pas miratimit të ligjit për edukimin në fëmijërinë e hershme këtë vit kemi punuar për kutikulën në fëmijërinë e hershme ka filluar pilotimit i kutikulës. Këtë vit numri i mobiliteteve të aprovuara është 115 dhe janë realizuar me sukses 96 prej tyre. Të gjitha këto përvoja dhe rezultatet tashmë kanë dhënë rezultate në avancim të performancën”, ka thënë Nagavci.

Po ashtu ajo theksoi se puna me asistentët për nevoja të veçanta vazhdon, me 500 vende të lira të punësimit vetëm 369 të punësuar, sipas saj, mbetet sfidë për shkak se të bashkëpunimit të dobët të komunave.

Me Udhëzimin e ri Administrativ, mësimdhënësit kanë tri lloje të licencave – ajo e karrierës, e avancuar dhe licenca e përhershme.

Asnjë koment

Comments are closed.