24-11-2024

Vetëm tre të porsalindur brenda 24-orëshit në Prizren

Numri i lindjeve në qendrën spitalore “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren,  ka shënuar rënie të ndjeshme. Gjatë 24-orëshit të kaluar, në maternitetin e këtushëm, numri i të lindurve ka qenë vetëm tre, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë, dy foshnja janë vajza, ndërsa një djalë.

Mbështetur në raportet e repartit përkatës, kjo shënon numër të ultë të lindjeve.

Pavarësisht lëvizjes së numrit të të porsalindurve nga dita në ditë, mbështetur në raportet nga spitali, kohët e fundit numri mesatar i tyre sillet nga tetë e më lartë.

Një ditë më parë  në Prizren, ndërkaq lindën gjashtë foshnje./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.