Ndonëse e shtuna është pushim, sot në shkollat e Prizrenit me rekomandim të Drejtorisë së Arsimit ishte paraparë të fillojë kompensimi i ditëve të humbura të mësimit, gjatë grevës së janarit.
Ndërkohë që nga DKA, ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim rreth asaj nëse shkollat kanë punuar përfaqësues të Sindikatës në Prizren, thanë për portalin “GazetaePrizrenit.net” se mësimi është mbajtur pjesërisht në tri-katër shkolla.
Nënkryetar i Sindikatës në nivel rajonal, Mejdin Rrahmani, tha se shkollat në qytet nuk kanë punuar, ndërsa mësimi pjesërisht është mbajtur vetëm në dy-tri shkolla, si në fshatin Poslisht, dhe në lagjet Arbanë dhe “Jeta e Re”.
Njoftohet se mësim është mbajtur në lagjen Theranda (ish Petrova).
Një mësimdhënës me kusht anonimiteti, tha se në shkollën e tij, vetëm tri-katër mësuese kanë dalë në punë, ndërsa pjesa më e madhe e nxënësve ka munguar, andaj mësimi nuk është zhvilluar.
SBASHK-u ka dalë me qëndrimin se orët e humbura nuk duhet të zëvendësohen./GazetaePrizrenit.net