Vetëplagoset me armë zyrtare polici 24-vjeçar në Suharekë
Ne fshatin Vraniq të Suharekës, një zyrtar policor është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri. Për këtë rast tashmë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Për këtë rast, Policia ka njoftuar në raportin 24 orësh duke e paraqitur si lëndim aksidental, ndërsa fare nuk është përmendur fare që viktima është polic.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për zyrtarin policor E.Muqa, rreth 24-vjeçar, i cili dje është vetëplagosur në duar me armën e tij zyrtare.
Bazuar në informacionet që ka Sinjali, viktima është dërguar fillimisht në QKMF në Suharekë e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Pas tretmanit në spital, polici është liruar, ndërsa arma zyrtare e tij është sekuestruar nga njësitë përkatëse.
Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë marrë në koordinim me IPK-në.