24-11-2024

Veteranët e rremë, Prokuroria Themelore në Prizren heton listat

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala ka filluar të hetojë listat e veteranëve të cilat po dyshohen për manipulime dhe fryrje të numrit të tyre.

Ai ka mbajtur takim me Njësitin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren dhe ka kërkuar intensifikimin e hetimeve për këtë rast.

“Kryeprokurori Shala, ka kërkuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës, duke përfshirë Zonën Operative të Pashtrikut, Brigadat 121, 122, 123, 124, 125, 126 dhe 128”, thuhet në komunikatën e lëshuar për medie.

Kryeprokurori për këtë rast ka caktuar një prokuror i cili do të merret ekskluzivisht me këto lëndë, dhe në rast nevoje do caktohet edhe ndonjë prokuror tjetër.

 

Asnjë koment

Comments are closed.