Ai po e bën këtë për ta mbajtur në jetë përgjithmonë kujtimin për UÇK-në.
“Për të shkuarën të na kujtojë dhe për të ardhmen të na bashkojë. Ky është një simbol për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ua kemi kushtuar të gjallëve por edhe dëshmorëve”, ka thënë Sope.
Për të realizuar këtë projekt, autorit ju deshën mjete materiale të cilat ia siguruan disa nga bashkëluftëtarët e tij.
Tani lapidari që po ngritët në vendin që njihet si Qafa e Zhurit është menduar të përurohet me 28 nëntor. E pas tij, Sope planifikon të ndërtojë edhe punime të reja.
Përveç këtij lapidari, Sope ka bërë edhe punime të tjera si Skënderbeun, edhe pse vet me profesion është murator.
Ai po e bën këtë për ta mbajtur në jetë përgjithmonë kujtimin për UÇK-në.