Vetëvendosje! edhe nga Prizreni kërkon zgjedhje të reja
Lëvizja Vetëvendosje, mbrëmë në Prizren ka mbajtur tubimin me qytetarë, përmes së cilit ka kërkuar zgjedhje të reja në vend.Pjesë e këtij tubimi me qytetarë prizrenas, ishin drejtuesit më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarë komunal .
Lideri i Lëvizjes, Albin Kurti, tha se i lodhur nga keqqeverisja, populli po kërkon zgjedhje për të sjellur ndryshime. Që ta ndalim hajninë, duhet ta largojmë qeverinë, theksoi ai. Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi, tha se me mbajtjen e zgjedhjeve të reja, do t’i jepet fund trendit gllabërues që po i bëhet Republikës nga qeverisja aktuale, tha ai.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se ikja masive e popullatës nga Kosova është si rrjedhojë e humbjes së shpresës së tyre në këtë vend, andaj vetëm me LVV-në mund t’i kthejmë atyre shpresën e humbur, dhe për këtë jemi duke u angazhuar maksimalisht në qeverisjen tonë në Prizren, theksoi ai. Në këtë tubim, kanë folur edhe deputetë të LVV-së në Kuvendin e Kosovës./tvPZ/