25-11-2024

Vetëvendosje! hap zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren

Me një defile të disa kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje të shoqëruar nga kryetari i Prizrenit nga radhët e partisë së tyre, Mytaher Haskuka, edhe Qendra e LVV-së në këtë komunë ka hapur zyrtarisht fushatën e saj zgjedhore.

Kryetari i Qendrës dhe kandidati për deputet, Artan Abrashi, tha se agjenda e kësaj fushate do të ketë në fokus qytetarin e Kosovës, dhe se jemi mobilizuar maksimalisht që të sjellim ndryshimin e madh në vend me 14 shkurt.

Ndërkaq, kreu i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, apeloi për fushatë të qetë dhe demokratike, dhe tha se pret ndryshime të mëdha nga data 14 shkurt, pasi që si komunë nga qeveritë e kaluara jemi anashkaluar në masë të madhe, theksoi ai./tvpz

May be an image of 1 person, pemë dhe rruga

Asnjë koment

Comments are closed.