Vetura bie kanal në Suharekë, dy të lënduar
Një aksident ka ndodhur në Suharekë, ndërsa është raportuar se një veturë ka përfunduar në kanal dhe si pasojë janë lënduar dy persona.
Policia njoftoi se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes humb kontrollin ndaj automjetit dhe del jashtë rrugës ku bie në një kanal”.
“Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy pasagjerët meshkuj K-Shqiptarë, ndërsa vozitësi i automjetit pëson lëndime të rënda trupore dhe i njëjti dërgohet në Spitalin e Prishtinës për tretman mjekësor”./GazetaePrizrenit.net
P. S Foto nga arkivi