Vetura godet këmbësorin në Prizren dhe largohet
Një person ka kërkuar ndihmë pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Durak Rada”, në Prizren.
Sipas policisë, vozitësi i panjohur me ka goditur këmbësorin (K-Shqiptar).
Këmbësori pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit është liruar. Rasti është duke u hetuar.
Mbështetur në raportet e Policisë, nuk janë të rralla rastet kur veturat godasin këmbësore dhe më pas largohen. /GazetaePrizrenit.net