Vetura iu thyhet në Prizren, doktori kosovar që jeton në Gjermani: Bile dokumentet na i ktheni!
Në rrjetet sociale dhe mediat online sot qarkulloi një video në të cilën shihej një hajdut teksa thyente xhamat e veturës së një mërgimtgari nga Gjermania.
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 16:00 në parkingun e Qendrës Tregtare “Abi Qarshia” në Prizren.
Ky gjest i një qytetari pa kulturë, u dënua nga të gjithë, ndërsa përmes thirrjeve në rrjete sociale u kërkua dënim për të.
Në anën tjetër, pa reaguar s’mbetën as vet gurbetçarët.
Doktori kosovar, Fahri Beqa i cili ditë më parë mori liçencën nga autoritetet gjermane për hapjen e ordinancën së parë kardiologjike me pronar shqiptar në Gjermani, ka një apel për të gjithë ata që mendojnë të perfitojnë nga ta duke iu vjedhur e thyer makinat.
“Edhe nese na i vjedhni paret, bile dokumentet na i ktheni se pastaj policia nuk po eshte ne gjendje sa na zgjat pushimi nje vertetim per vjedhjen e dokumenteve me na i leshu...”, ka shkruar Beqa në profilin e tij Facebook.