29-11-2024

“Vetura ra 32 metra poshtë rrugës”, detaje të reja për aksidentin e rëndë ku vdiq 22-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Hani i Elezit – Kaçanik, ku si pasojë e një aksidenti, një 22-vjeçare ka humbur jetën. Viktima është vetaksidentuar me makinë pasi ka humbur kontrollin gjatë vozitjes, ndërkaq tashmë janë zbardhur edhe detaje të reja në lidhje me rrethanat e aksidentit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka raportuar se viktima e këtij aksidenti është 22-vjeçarja, Laurena Kuqi.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur saktësisht tek “Kulla e qeshmë”, ndërsa aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së veturës me kushtet e rrugës.

Sipas njoftimit, shoferja ka humbur kontrollin mbi veturën duke kaluar në anën e majtë të rrugës, ku i ka goditur barrierat e rrugës dhe ka rënë poshtë rrugës 32 metra, në shtratin e hekurudhës.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pasi nuk ka arritur t’iu mbijetoje lëndimeve të marra.

Vdekja e 22-vjeçares është konstatuar nga mjekët e Shtëpisë së Shëndetit të Kaçaniku .

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Asnjë koment

Comments are closed.