23-11-2024

Vetura ra në lumë, policia jep detaje për aksidentin në Raçë të Hasit, ku vdiqën tre persona

Tre persona kanë mbetur të vdekur mëngjesin e së shtunës në fshatin Raqë të Gjakovës, si pasojë e një aksidenti në trafik.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga ngasësi i veturës.

Vetura me targa të Shqipërisë ka rënë në lumë, ku si pasojë, tre persona kanë vdekur.

“Fsh. Raqë, Gjakovë, 17.04.2021 – 07:38. Është raportuar se një veturë me targa të Shqipërisë ka humbë kontrollin gjatë ngasjes dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit tre personat që gjendeshin në veturë kanë vdekur. Personat janë: dy meshkuj kosovarë dhe një femër Shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./Express

Asnjë koment

Comments are closed.