26-11-2024

Vetvendosja mbajti konferencë shtypi për 100 ditshin e punës së kryetarit të Prizreni Totaj

Kuvendarë të Vetëvendosjes në Prizren kanë mbajtur një konferencë shtypi, në të cilën kanë folur për 100 ditshin e punës së kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Karanfil Haxhillari, në emër të grupit të kuvendarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! deklaroi  se “Sot i kemi mbi 100 ditë të qeverisjes së Kryetarit Totaj por, nga këto 50 vendimet e zotuara përveç pikës 9 e cila thotë “Formimin e ekipit të punës për funksionalizimin e Zonës Ekonomike” Për të cilën siç jeni në dijeni ne e kem pasur edhe një seancë të jashtëzakonshme sepse ka shumë paqartësi, konflikt interesi dhe mospërputhje me ligjin, nuk e ka përmbushur as edhe një zotim tjetër.

“Thjesht zotimet e tij para jush kanë qenë gënjeshtra dhe mashtrim në fushatë zgjedhore! Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi potencuar që do të përkrahim çdo projekt që është në të mirën e qytetarëve dhe nuk do të jemi bllokues, por në këto 100 ditë nuk ka filluar asnjë. Do të kishim dashur që t’i analizojmë punët që i ka bërë ose ndonjë projekt konkret, por nuk ka sesi të bëhet sepse asnjë nuk ka filluar dhe as edhe një lëvizje nuk është bërë.

“Pritshmëritë  e qytetarëve të cilët kanë rënë pre e këtyre premtimeve janë zbehur, dhe zotohemi si opozitë, paaftësitë e kryetarit do ti zbulojmë në shesh dhe do ti dekonspirojmë çdo ditë e më shumë. Nëse secili nga ju hyni në faqen e Komunës, tek vendimet e kryetarit, nuk do e shihni asnjërin nga këto vendime që i kishte proklamuar”, tha ndër tjera ai.

Asnjë koment

Comments are closed.