Video: Momenti kur hajni i kërkuar nga Policia dyshohet se ia vjedh 3 mijë euro nga kuleta një qytetari në Prizren
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Prizren.
Në rastin e raportuar ankuesi ka deklaruar se një personi I panjohur ia kishte marr parat nga kuleta e tij, gjithsej 420 (katërqind e njëzet) euro.
Megjithatë ky nuk është rasti i vetëm.
Një qytetar ka dërguar në redaksinë e Indeksonline një video në të cilin ai pretendon se personi i njëjtë, ia ka vjedhur vëllait tij kuletën me 3 mijë euro.
Ai thotë se ky rast ka ndodhur më 17 dhjetor të vitit të kaluar dhe se rastin e ka denoncuar në stacionin e Policisë në Kodër të Trimave.
Sipas tij, i kërkuari nga Policia bashkëpunon me një person tjetër dhe kanë raste të shumta për vjedhje.
“Policia i ka pas me video me të gjitha, por nuk ka marrë asnjë masë”, ka thënë ndër të tjera ai.