22-12-2024

VIDEO nga Pashtriku: Vend-arena e rënies së luftëtarëve të UÇK-së me 14 dhjetor 1998

Njëra ndër betejat e famshme të UÇK-së me forcat serbe është ajo e Pashtrikut, ku në një pritë nga forcat serbe, me 14 dhjetor 1998, afër kufirit Kosovë-Shqipëri ra heroikisht Komandant Mujë Krasniqi së bashku me 40 luftëtarë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Portali publikon një video të shkurtër nga vendi i luftimeve të zhvilluara “Te Likenet e Hasit” mbi fshatrat Kushnin e Lugishtë.

Aty shihen edhe gjurmë  nga vendqëndrimi i forcave serbe, prej nga kishin qëlluar, në një betejë legjendare, duke përdorur armatim të ndryshëm si murtaja, minahedhës dhe automatikë. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.