Vidhen 22 mijë dollarë kriptovaluta
Një burrë në Prishtinë ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë hyrë në llogarinë e tij të kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22 mijë dollarë kriptovaluta.
Rasti është ende nën hetime, ndërsa është njoftuar edhe prokurori.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në llogarinë e tij të platformës së kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22.000 dollarë kriptovaluta. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.